Sahihu i Buhariut — Hadithi 1694
106. Nënkapitulli: Damkosja e kurbanit dhe vendosja e qafores në qafën e kurbanit në Dhul Hulejfe, para hyrjes në ihram
Nafiu tregon: "Kur Ibn Omeri e merrte kurbanin prej Medinës, i vendoste qafore dhe e damkoste në Dhul Hulejfe: e godiste anën e djathtë të gungës (së devesë) me një brisk (i cili ia gjakoste pak lëkurën) teksa kafsha qëndronte ulur drejt kiblës."
1694. Nga: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi
1694, 1695 - Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri se Misver ibn Mahremi dhe Mervani (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Pejgamberi ﷺ në ngjarjen e Hudejbijes, doli prej Medinës me një mijë e disa sahabë dhe, kur arritën në Dhul Hulejfe, Pejgamberi ﷺ ia vendosi qaforen kurbanit dhe e damkosi, pastaj hyri në ihram për umre.”