Sahihu i Buhariut — Hadithi 1697

107. Nënkapitulli: Thurja e qaforeve për kurbanet deve dhe lopë

1697. Nga: Hafsa bint Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut!, ç'është puna e njerëzve: janë liruar prej ihramëve, ndërsa ti ende je me ihramë?”

- “Unë i kam lyer flokët dhe ia kam vendosur qaforen kurbanit, kështu që nuk lirohem prej ihramëve pa u liruar nga haxhi”, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1697

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?