Sahihu i Buhariut — Hadithi 1712
117. Nënkapitulli: Ai që e ther kurbanin me dorën e vet
1712. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ me dorën e vet i theri shtatë deve, të cilat qëndronin në këmbë, kurse në Medinë i theri dy desh laroshë me brirë.
(Ky hadith këtu është transmetuar) në mënyrë të përmbledhur.