Sahihu i Buhariut — Hadithi 1714

119. Nënkapitulli: Therja e kurbanit deve duke qenë në këmbë

Ibn Omeri ka thënë: "Kështu është suneti i Pejgamberit ﷺ." Ibn Abasi ka thënë: "Fjala 'Savaf' ﴾صَوَافَّ﴿ (Haxh, 36) e ka kuptimin: duke qenë në këmbë."

1714. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Medinë Pejgamberi ﷺ e fali drekën katër rekate, kurse ikindinë dy rekate në Dhul Hulejfe, ku dhe e kaloi natën. Në mëngjes i hipi devesë dhe filloi të bëjë tehlil e tesbih. Kur arriti sipër Bejdasë, bëri telbijen dhe hyri në ihram për haxh dhe umre. Me të hyrë në Mekë, i urdhëroi (sahabët) të lirohen prej ihramëve. Pejgamberi ﷺ, duke qenë në këmbë, me dorën e vet i theri shtatë deve, ndërsa në Medinë i theri dy desh laroshë me brirë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1714

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?