Sahihu i Buhariut — Hadithi 1717

121. Nënkapitulli: Dhurimi i lëkurës së kurbanit si lëmoshë

1717. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi dhe Abdulkerim Xhezeriu, e këtyre dyve u ka rrëfyer Muxhahidi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e urdhëroi të kujdesej për kurbanet deve e të shpërndante të gjitha pjesët e tyre: mishin, lëkurat e mbulesat e tyre, kurse kasapin të mos e paguante me diçka prej kurbaneve.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1717

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?