Sahihu i Buhariut — Hadithi 1718

122. Nënkapitulli: Dhurimi i mbulesës së kurbanit si lëmoshë

1718. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sejf ibn Ebu Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i theri njëqind deve kurban. Më urdhëroi ta shpërndaj mishin. Pasi e kreva, më urdhëroi t'i shpërndaj mbulesat e tyre. Pasi e kreva, më urdhëroi t'i shpërndaj lëkurat e tyre, gjë që e bëra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1718

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?