Sahihu i Buhariut — Hadithi 1723
125. Nënkapitulli: Therja e kurbanit para rruajtjes së flokëve
1723. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se dikush e pyeti Pejgamberin ﷺ:
- I kam gjuajtur guralecët pasdite.
- “S'ka gjë”, - tha Pejgamberi ﷺ.
- Unë e kam rruar kokën para se ta ther kurbanin, - i tha një tjetër.
- “S'ka gjë.”