Sahihu i Buhariut — Hadithi 1725
126. Nënkapitulli: Lyerja e flokëve me diçka që i ruan nga shprishja e pluhuri kur vishet ihrami, si dhe rruajtja e kokës (në fund të haxhit)
1725. Nga: Hafsa bint Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ç'është puna e njerëzve: janë liruar prej ihramëve, ndërsa ti ende je me ihramë?”
- “Unë i kam lyer flokët dhe ia kam vendosur qaforen kurbanit, kështu që nuk lirohem prej ihramëve pa e therur kurbanin”, - tha ai.