Sahihu i Buhariut — Hadithi 1728

127. Nënkapitulli: Rruajtja dhe shkurtimi i flokëve me rastin e lirimit prej ihramit

1728. Nga: Ebu Hurejra

Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Umare ibn Kaëkai, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

- “O Allah, fali ata që i rruajnë flokët!”

- Edhe ata që i shkurtojnë! - thanë të pranishmit.

- “O Allah, fali ata që i rruajnë flokët!”

- Edhe ata që i shkurtojnë!

- “O Allah, fali ata që i rruajnë flokët!”

- Edhe ata që i shkurtojnë!

- “Edhe ata që i shkurtojnë!” - tha Pejgamberi ﷺ herën e katërt.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1728

Fjalë të panjohura?