Sahihu i Buhariut — Hadithi 1731
128. Nënkapitulli: Shkurtimi i flokëve pas umres për atë që e kryen haxhin temetu
1731. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka rrëfyer Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Mekë, i urdhëroi shokët e vet që ta kryejnë tavafin dhe ecjen mes Safasë e Mervës, pastaj të lirohen prej ihramëve dhe t'i rruajnë ose t'i shkurtojnë flokët.”