Sahihu i Buhariut — Hadithi 1734
130. Nënkapitulli: Nëse hidhen gurët pas mesdite ose rruhet koka para therjes nga harresa ose mosdija
1734. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën Pejgamberin ﷺ rreth therjes së kurbanit, rruajtjes së flokëve, gjuajtjes së guralecëve, si dhe dhënies përparësi ose vonimit të ndonjë prej këtyre veprimeve, e në atë rast u përgjigj: “S'ka gjë.”