Sahihu i Buhariut — Hadithi 1735

130. Nënkapitulli: Nëse hidhen gurët pas mesdite ose rruhet koka para therjes nga harresa ose mosdija

1735. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zuraji, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit e pyetnin Pejgamberin ﷺ, ditën e Bajramit të Kurbanit në Mina, e ai u përgjigjej: “S'ka gjë.” Një person pyeti:

- I kam rruar flokët para se të ther kurban?

- “There se s'ka gjë.”

- I kam gjuajtur guralecët pasdite, - i tha një tjetër.

- “S'ka gjë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1735

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?