Sahihu i Buhariut — Hadithi 1736
131. Nënkapitulli: Dhënia e fetvasë i hipur mbi mjet udhëtimi te xhemreja (e Akabesë)
1736. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Isa ibn Talhai se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në Haxhin Lamtumirës, i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal, në mënyrë që ta pyesnin njerëzit. Një burrë i tha:
- Pa u menduar, i kam rruar flokët para se të ther kurban.
- “There se s'ka gjë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.
- Pa u menduar, e kam therur kurbanin para se t'i gjuaj guralecët, - i tha një tjetër.
- “Gjuaji se s'ka gjë.”
Atë ditë, sa herë që Pejgamberi ﷺ pyetej për ndonjë veprim të bërë para ose pas radhës së vet, përgjigjej: “Bëje, se s'ka gjë.”