Sahihu i Buhariut — Hadithi 1737
131. Nënkapitulli: Dhënia e fetvasë i hipur mbi mjet udhëtimi te xhemreja (e Akabesë)
1737. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi
Seid ibn Jahja ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Isa ibn Talhai se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ishte pjesëmarrës kur Pejgamberi ﷺ ligjëronte ditën e Bajramit të Kurbanit. Kështu, një burrë u ngrit dhe tha: “Kam menduar se filan vepra bëhet para filan veprës.” Pastaj u ngrit edhe një tjetër e tha: “Kam menduar se filan vepra bëhet para filan veprës.”
- I kam rruar flokët para se të ther kurban.
- Kam therur kurban para se t'i gjuaj guralecët.
Pyetje të këtilla.
Pejgamberi ﷺ, të gjitha këtyre, u përgjigjej: “Bëje, se s'ka gjë.”
Atë ditë, për çfarëdo që pyetej, thoshte: “Bëje, se s'ka gjë.”