Sahihu i Buhariut — Hadithi 1738

131. Nënkapitulli: Dhënia e fetvasë i hipur mbi mjet udhëtimi te xhemreja (e Akabesë)

1738. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Isa ibn Talha ibn Ubejdullahu se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte mbi devenë e tij...

Ka përmendur hadithin (e pyetjeve në ditën e Bajramit). Transmetimin e Salihut e ka fuqizuar Mameri nga Zuhriu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1738

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?