Sahihu i Buhariut — Hadithi 1743

133. Nënkapitulli: A lejohet ta kalojnë natën në Mekë ata që merren me shpërndarjen e ujit ose dikush tjetër (që kryen ndonjë punë në shërbim të haxhilerëve) gjatë netëve të Minas?

1743. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ua ka lehtësuar (atyre që merren me shpërndarjen e ujit qëndrimin në Mekë gjatë netëve të Minas).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1743

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?