Sahihu i Buhariut — Hadithi 1745
133. Nënkapitulli: A lejohet ta kalojnë natën në Mekë ata që merren me shpërndarjen e ujit ose dikush tjetër (që kryen ndonjë punë në shërbim të haxhilerëve) gjatë netëve të Minas?
1745. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Abdullah ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Abasi i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për të bujtur në Mekë gjatë netëve të Minas për të shpërndarë ujë, gjë të cilën ai ia lejoi.
Transmetimin e Muhamed Ibn Abdullah ibn Numejrit e ka fuqizuar Ebu Usame, Ukbe Ibn Halidi dhe Ebu Damra.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1745
Fjalë të panjohura?