Sahihu i Buhariut — Hadithi 1746

134. Nënkapitulli: Hedhja e guralecëve (në xhemra)

Xhabiri ka thënë: Ditën e Bajramit Pejgamberi ﷺ i ka gjuajtur guralecët gjatë paradites, kurse ditëve të tjera pas mesditës.

1746. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Misari se Vebrai e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Kur t'i gjuaj guralecët në xhemra?” Ai iu përgjigj: “Atëherë kur i gjuan prijësi yt. Kur e pyeta për së dyti, më tha: “E vrojtonim kohën: momentin që dielli anonte nga kupa e qiellit, i gjuanim guralecët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1746

Fjalë të panjohura?