Sahihu i Buhariut — Hadithi 1749
137. Nënkapitulli: Gjuajtja e Xhemrës së Akabesë duke e lënë Qabenë në të majtë
1749. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibrahimi se Abdurrahman ibn Jezidi tregon se ka bërë haxh me Ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të cilin e ka parë duke i gjuajtur shtatë guralecë në Xhemrën e Madhe. Qabenë e la në të majtë, kurse Minan në të djathtë, pastaj tha: “Ky është vendi (ku qëndronte) ai që i është zbritur surja Bekare (Pejgamberi ﷺ).”