Sahihu i Buhariut — Hadithi 1754

143. Nënkapitulli: Parfumimi pas gjuajtjes së xhemrave dhe rruajtja e kokës para tavafit të haxhit

1754. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Kasimi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, - i cili ishte më i miri ndër bashkëkohësit e tij, - se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarin e Allahut ﷺ e parfumosa me këto dy duar kur hyri në ihram, si dhe kur u lirua prej ihramit para se të bënte tavafin, - dhe i shtriu duart e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1754

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?