Sahihu i Buhariut — Hadithi 1755

144. Nënkapitulli: Tavafi lamtumirës

1755. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njerëzit janë urdhëruar që tavafi të jetë vepra e fundit (para se të dalin nga Meka), përveç femrës me menstruacione, së cilës i është bërë lehtësim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1755

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?