Sahihu i Buhariut — Hadithi 1763
146. Nënkapitulli: Falja e namazit të ikindisë në Ebtah ditën e fundit të qëndrimit në Mina
1763. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Jusufi, e këtij i ka treguar Sufjan Theuriu se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “I thashë Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego diçka që e ke mësuar prej Pejgamberit ﷺ: ku e ka falur drekën ditën e Tervijes (ditën e tetë të haxhit)?”
- Në Mina, - m'u përgjigj ai.
- Po ditën e largimit (nga Mina), ku e ka falur ikindinë?
- Në Ebtah, por ti vepro ashtu siç veprojnë prijësit e tu.