Sahihu i Buhariut — Hadithi 1764
146. Nënkapitulli: Falja e namazit të ikindisë në Ebtah ditën e fundit të qëndrimit në Mina
1764. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdulmuteal ibn Talibi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Harithi, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në Muhasab, Pejgamberi ﷺ e fali drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë, pastaj u shtri për të pushuar. Më vonë shkoi në Qabe dhe e bëri tavafin (lamtumirës).