Sahihu i Buhariut — Hadithi 1765

147. Nënkapitulli: Qëndrimi në Muhasab (vend i gjerë afër Mekës, në drejtim të Minas)

1765. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!‎‎) transmeton se Ebtah (Muhasabi) ka qenë një vend ku ndalej Pejgamberi ﷺ, në mënyrë që ta kishte më të lehtë largimin (nga Meka).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1765

Fjalë të panjohura?