Sahihu i Buhariut — Hadithi 1766

147. Nënkapitulli: Qëndrimi në Muhasab (vend i gjerë afër Mekës, në drejtim të Minas)

1766. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “(Qëndrimi te) Muhasabi nuk është asgjë me rëndësi (se nuk është prej ritualeve të haxhit), por thjesht një vend ku i Dërguari i Allahut ﷺ ndalej (për të pushuar).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1766

Fjalë të panjohura?