Sahihu i Buhariut — Hadithi 1770
150. Nënkapitulli: Tregtia gjatë ditëve të haxhit dhe shitblerja nëpër tregjet e periudhës paraislame
1770. Nga: Abdullah ibn Abasi
Othman ibn Hejthemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dhul Mexhazi dhe Ukadhi kanë qenë tregje të periudhës paraislame. Kur erdhi Islami, njerëzit disi e urrenin shitblerjen nëpër këto tregje, derisa zbriti ajeti: “Nuk është mëkat për ju të kërkoni begatitë e Zotit tuaj...” (Bekare, 198) përgjatë sezonit të haxhit.”