Sahihu i Buhariut — Hadithi 1772

151. Nënkapitulli: Largimi nga Muhasabi në fund të natës

1772. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: Muhamedi më ka treguar shtesë nga Muhadiri, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ dolëm për rrugë dhe, përveç haxhit, synim tjetër nuk kishim. Me të arritur (në Mekë), na urdhëroi të lirohemi prej ihramëve.

Natën e largimit (nga Mina), Safije bint Hujejit iu paraqitën menstruacionet, andaj Pejgamberi ﷺ tha:

- “Sa fatkeqe! Më duket se do t'ju vonojë!” dhe vijoi: - “A nuk e ke bërë tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?”

- Po, - iu përgjigj ajo.

- “E po, mund të vazhdosh.”

- O i Dërguari i Allahut! Unë nuk qeshë liruar prej ihramit (gjatë kohës kur pata mbërritur në Mekë për shkak të menstruacioneve), - i thashë unë.

- “Shko bëj një umre nga Tenëimi”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Vëllai im erdhi me mua dhe Pejgamberin ﷺ e takuam diku nga fundi i natës (duke shkuar në Qabe për ta kryer tavafin lamtumirës), e në atë rast na tha: “Takohemi në filan vendin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1772

Hadithe të ngjashme: Shiko (35)

Fjalë të panjohura?