Sahihu i Buhariut — Hadithi 1780

3. Nënkapitulli: Sa umre i ka kryer Pejgamberi ﷺ?

1780. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hudbe na ka thënë: Na ka treguar Hemami se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ i ka kryer katër umre në muajin dhul kade, përveç umrës që pati kryer gjatë haxhit: një umre në Hudejbije, një në vitin pasues, një prej Xhiëranës, kur e pati shpërndarë plaçkën e Hunejnit dhe një umre gjatë haxhit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1780

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?