Sahihu i Buhariut — Hadithi 1844

17. Nënkapitulli: Muhrimit i lejohet të mbajë armë

Ikrime ka thënë: "Nëse frikësohet prej armikut, mban armë dhe jep kompensim për këtë. Askush nuk e ka pasuar Ikrimen në mendimin e tij për dhënie të kompensimit."

1844. Nga: Bera ibn Azibi

Ubejdullahu na ka transmetuar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ bëri umre në muajin dhul kade, por banorët e Mekës i refuzuan hyrjen në Mekë, derisa bëri marrëveshje me ta: “Që të mos fusë armë në Mekë, përveç atyre që janë në këllëf.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1844

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?