Sahihu i Buhariut — Hadithi 1913

13. Nënkapitulli: Hadithi i Pejgamberit ﷺ: “As shkruajmë, as llogarisim.”

1913. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Esved ibn Kajsi, e këtij i ka treguar Seid ibn Amri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ne jemi umet analfabet: as shkruajmë, as llogarisim. Muaji është kaq e kaq.” Pra, herë është njëzet e nëntë, herë është tridhjetë (ditë).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1913

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?