Sahihu i Buhariut — Hadithi 1914

14. Nënkapitulli: Ramazani nuk bën të paraprihet duke agjëruar një ose dy ditë

1914. Nga: Ebu Hurejra

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!‎‎) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos i paraprijë Ramazanit duke agjëruar një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron ditë të caktuara (vullnetare dhe qëllon në ato ditë), le të agjërojë atë ditë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1914

Fjalë të panjohura?