Sahihu i Buhariut — Hadithi 1927

23. Nënkapitulli: Përqafimi (i grave) për agjëruesin

Aishja ka thënë: Agjëruesit i ndalohet vetëm organi i bashkëshortes.

1927. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i puthte dhe i përqafonte gratë e tij duke qenë agjërueshëm. Po cili prej jush e përmban epshin si ai?”

Xhabir ibn Zejdi thotë: “Nëse agjëruesi shikon (me epsh) dhe ejakulon, e plotëson agjërimin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1927

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?