Sahihu i Buhariut — Hadithi 1943

33. Nënkapitulli: Agjërimi dhe mosagjërimi në udhëtim

1943. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon se Hamza ibn Amër Eslemiu agjëronte shumë, andaj e pyeti Pejgamberin ﷺ: “A të agjëroj në udhëtim?”

- “Nëse do, agjëro, e, nëse do, ha”, - iu përgjigj ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1943

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?