Sahihu i Buhariut — Hadithi 1951
41. Nënkapitulli: Gruaja me menstruacione e lë agjërimin dhe namazin
Ebu Zinadi ka thënë: "Udhëzimet pejgamberike dhe format e së vërtetës shpeshherë janë të pakapshme për logjikën (e çdonjërit), megjithëkëtë muslimanët janë të obliguar t'i pasojnë ato. Prej tyre është edhe se gruaja me menstruacione e kompenson agjërimin, por nuk e kompenson namazin."
1951. Nga: Ebu Seid Hudriu
Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Zejdi, e ky nga Ijadi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur (femrës) i vijnë menstruacionet, a nuk e lë namazin dhe agjërimin? Kjo konsiderohet mangësi në fenë e saj.”