Sahihu i Buhariut — Hadithi 1954
43. Nënkapitulli: Kur i lejohet agjëruesit të bëjë iftar?
Ebu Seid Hudriu ka bërë iftar kur ka perënduar disku i Diellit.
1954. Nga: Omer ibn Hatabi
Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e ky e ka dëgjuar Asim ibn Omer ibn Hatabin se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të shihni se nata po vjen prej andej, ndërsa dita shkon prej këtej, ndërkohë dielli ka perënduar, ka ardhur koha që agjëruesi të bëjë iftar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1954
Fjalë të panjohura?