Sahihu i Buhariut — Hadithi 1962
48. Nënkapitulli: Lidhja e ditëve të agjërimit (ditë e natë, pa iftar dhe pa syfyr)
Ata që thonë: "Nuk ka agjërim gjatë natës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…” (Bekare, 187) Pejgamberi ﷺ ka ndaluar lidhjen e agjërimit, duke i mëshiruar sahabët, me arsyetimin që të mos dëmtohen dhe se teprimi është i urryer.
1962. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit.” Sahabët i thanë: “Por ti po e lidh?” Ai tha: “Unë nuk jam sikurse ju. Allahu më ushqen me ushqim dhe pije.”