Sahihu i Buhariut — Hadithi 1971

53. Nënkapitulli: Çfarë tregohet për agjërimin dhe mosagjërimin e Pejgamberit ﷺ?

1971. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ nuk ka agjëruar asnjë muaj të plotë, përveç Ramazanit. Agjëronte aq shumë, saqë mund të thoshe: “Jo, betohem në Allahun se nuk do ta prishë.” Mirëpo, ndonjëherë nuk agjëronte fare, saqë mund të thoshe: “Jo, betohem në Allahun se më nuk do të agjërojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1971

Fjalë të panjohura?