Sahihu i Buhariut — Hadithi 1974

54. Nënkapitulli: Haku i mysafirit në agjërim

1974. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Harun ibn Ismaili, e këtij i ka treguar Aliu, e këtij i ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe më tha: “Ndaj mysafirit tënd ke hak dhe ndaj gruas sate ke hak.”

- Si ka qenë agjërimi i Davudit ﷺ? - e pyeta.

- “Gjysma e kohës (një ditë agjëronte, një ditë nuk agjëronte)”, - u përgjigj ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1974

Hadithe të ngjashme: Shiko (19)

Fjalë të panjohura?