Sahihu i Buhariut — Hadithi 1978
58. Nënkapitulli: Agjërimi një ditë po, një ditë jo
1978. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më tha: “Agjëro nga tri ditë në çdo muaj.”
- Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë.
Kështu vazhdova, derisa më tha: “Një ditë agjëro, një ditë ha.” Dhe më tha: “Lexoje Kuranin në çdo muaj.”
- Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë.
Vazhdova kështu derisa më tha: “(Lexoje) brenda tri ditësh.”