Sahihu i Buhariut — Hadithi 1984

63. Nënkapitulli: Agjërimi ditën e premte

Nëse është gdhirë agjërueshëm në ditën e premte, duhet ta prishë agjërimin.

1984. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Abdulhamid ibn Xhubejri se Muhamed ibn Abadi tregon: “E kam pyetur Xhabirin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “A e ka ndaluar Pejgamberi ﷺ agjërimin e ditës së premte?”

- Po, - mu përgjigj ai.

Tjetërkush, përveç Ebu Asimit, ka thënë: “Nëse ajo (e premtja) veçohet me agjërim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1984

Fjalë të panjohura?