Sahihu i Buhariut — Hadithi 1991
66. Nënkapitulli: Agjërimi gjatë ditës së Bajramit të Fitrit
1991. Nga: Ebu Seid Hudriu
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga babai i tij se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar të agjërohet dita e Bajramit të Fitrit dhe ajo e Bajramit të Kurbanit. Po ashtu, ka ndaluar që trupi të mbështillet me rrobë duke i bllokuar duart në të, si dhe ka ndaluar uljen duke i mbledhur gjunjët në gjoks me duar gjatë kohës sa është i mbështjellë vetëm me një rrobë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1991
Fjalë të panjohura?