Sahihu i Buhariut — Hadithi 1995

67. Nënkapitulli: Agjërimi i ditës së Bajramit të Kurbanit

1995. Nga: Ebu Seid Hudriu

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Umejri se Kazai, i çrobëruari i Zijadit, tregon se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili kishte marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në dymbëdhjetë beteja, ka thënë: “Katër gjëra i kam dëgjuar nga Pejgamberi ﷺ, të cilat më kanë pëlqyer:

1. “Femra të mos udhëtojë në largësi prej dy ditësh pa burrin ose pa mahremin e saj;

2. Të mos agjërohen dy ditë: dita e Bajramit të Fitrit dhe ajo e Kurbanit;

3. Nuk ka namaz (vullnetar) pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli, dhe pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë;

4. Si dhe të mos merret udhëtim (me qëllim madhërimin e një vendi), përveç në tri xhamitë: Xhaminë e Qabesë, Xhaminë Aksa dhe xhaminë time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1995

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?