Sahihu i Buhariut — Hadithi 2001
69. Nënkapitulli: Agjërimi ditën e Ashures
2001. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar që të agjërohet dita e Ashures. Por, kur u obligua Ramazani, kush donte, agjëronte (Ashuren), e, kush donte, hante.