Sahihu i Buhariut — Hadithi 2003

69. Nënkapitulli: Agjërimi ditën e Ashures

2003. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Humejd ibn Abdurrahmani tregon se, ditën e Ashures, në vitin e haxhit, e ka dëgjuar Muavi ibn Ebu Sufjanin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), teksa ishte në minber, duke thënë: “O banorët e Medinës, ku janë dijetarët tuaj?” Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kjo është dita e Ashures. Allahu nuk jua ka bërë obligim agjërimin e saj. Unë jam agjërueshëm. Andaj, kush do, le të agjërojë, e, kush do, le të hajë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2003

Fjalë të panjohura?