Sahihu i Buhariut — Hadithi 2007
69. Nënkapitulli: Agjërimi ditën e Ashures
2007. Nga: Seleme ibn Ekvai
Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezidi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ urdhëroi një pjesëtar të fisit eslem që t'i lajmërojë njerëzit: “Ai që ka ngrënë (sot), le të agjërojë pjesën e mbetur të ditës, e, ai që nuk ka ngrënë, le të agjërojë, sepse sot është dita e Ashures.”