Sahihu i Buhariut — Hadithi 2522

4. Nënkapitulli: Nëse liron një rob a robëreshë që është në posedim të dy a më shumë ortakëve

2522. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që e liron hisen e vet në një rob të përbashkët, ndërkohë posedon pasuri sa vlera e mbetur e robit, i kërkohet t'ua paguajë hisen ortakëve, që robi të lirohet, përndryshe robi konsiderohet pjesërisht i liruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2522

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?