Sahihu i Buhariut — Hadithi 279

20. Nënkapitulli: Ai që lahet krejtësisht zhveshur kur është vetëm

Ndërsa, të mbuluarit gjatë pastrimit është më e lavdëruar. Behzi transmeton nga babai i tij, e pastaj nga gjyshi i tij (Muavije ibn Hajde), se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më parësore është të turpërohemi prej Allahut sesa prej njerëzve.”

279. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një ditë, teksa Ejubi ﷺ po lahej i zhveshur, para tij ranë disa karkaleca të artë. Ejubi filloi t'i tubojë me dorë në rrobën e tij. Atëherë Zoti i tij e thirri: “O Ejub! A nuk të kam dhënë mjaftueshëm, që të mos kesh nevojë për këto që po sheh?” Ai tha: “Posi, o Zoti im! Por, nuk ngopem dot nga begatitë e Tua.”

Ibrahimi e transmeton nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Safvani, e ky nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: Një ditë, teksa Ejubi ﷺ po lahej i zhveshur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 279

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?