Sahihu i Buhariut — Hadithi 284

24. Nënkapitulli: Personit xhunub i lejohet të dalë dhe të shëtisë nëpër treg ose gjetiu

Atai ka thënë: "Personi xhunub mund të bëjë hixhamen, t’i presë thonjtë, të rruajë kokën, edhe nëse nuk merr abdes."

284. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ bënte marrëdhënie me të gjitha gratë e tij brenda një nate të vetme. Atëkohë ato ishin nëntë sosh.

Referenca: Sahihu i Buhariut 284

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?