Sahihu i Buhariut — Hadithi 301
5. Nënkapitulli: Dëfrimi me gruan me menstruacione
301. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ ishte në itikaf, e fuste kokën tek unë (në dhomë) dhe ia laja, edhe pse isha me menstruacione.”