Hadithet e ngjashme me hadithin 3177
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
369. Nga: Ebu Hurejra
Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i vet (Ibn Shihabi), e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Abdurrahman ibn Aufi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ebu Bekri, gjatë haxhit të tij, më dërgoi në mesin e disa të tjerëve që t'u thërrasim njerëzve në Mina, ditën e Bajramit të Kurbanit: “Pas këtij viti, asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”
Humejd ibn Abdurrahmani ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Aliun pas Ebu Bekrit dhe e urdhëroi të thërrasë duke i lexuar ajetet e para të sures Teube.”
Ebu Hurejra thotë: “Aliu thërriste së bashku me ne nëpër Mina, ditën e Bajramit: “Pas këtij viti, të mos vijë në haxh asnjë idhujtar dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 369
Fjalë të panjohura?
1622. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka thënë Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Abudrrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në haxhin para atij lamtumirës, të cilin e udhëhiqte Ebu Bekri me urdhrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ditën e Bajramit të Kurbanit, u urdhërua nga Ebu Bekri që së bashku me disa të tjerë të thërrasë ndër njerëz: “Pas këtij viti asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1622
Fjalë të panjohura?